Parajsa mbi tokë

Ujrat e kristalta ngjyrë blu, plazhet me rërë të bardhë... Ejani të zbuloni parajsën, duke kaluar pushimet në zemër të detit Jon. Ne ofrojmë dhoma dhe suita luksoze për pushuesit tanë, SPA dhe aktivitete të panumërta, bashkë me një shërbim plot përkujdesje dhe mikpritjen tipike shqiptare.

Aty ku bëhen bashkë luksi dhe qetësia e bregdetit

Zbuloni hotelin tonë modern dhe bashkëkohor, ku më të mirat ofrohen për ju - dielli, rëra dhe madje shumë më tepër. Ju ftojmë të kënaqeni në zemër të Rivierës Shqiptare, ku do të shijoni ngrënien buzë detit, aktivitete të pafundme, trajtime luksoze në spa, relaks pranë pishinës dhe – më e mira nga të gjitha – shërbim ekselent dhe gjithçka për t'i bërë pushimet tuaja të paharrueshme.
prado_luxury_hotel_family_suite_view

Dhoma dhe suita

Shijoni ambientin tonë unik

Prado Luxury Hotel ka 57 suita dhe dhoma pushimi tepër luksoze të arreduara me shije. Vetëm pak hapa larg nga plazhet e paprekura shkëmbore, çdonjëra nga dhomat është një oaz i qetë që ofron pamje spektakolare të detit Jon.

prado-pishinë-para-pamje

Shijoni pishinën

Shtrihuni buzë pishinës, të tjerat na i lini ne!

Relaksohuni buzë pishinës në shezlong ose në gazebon tuaj private… ose më thjesht: hidhuni në ujë!. Pishina e hotelit tonë është e kompletuar me të gjitha (përfshirë pishina për fëmijët), si dhe plot ushqime dhe kokteje tërheqëse nga bari pranë pishinës.

prado-5-yje-restorant

Gjithçka me shumë shije

Kuzhinë e shkëlqyer

Shijoni kuzhinën më të mirë shqiptare, mesdhetare dhe ndërkombëtare në një nga restorantet tona. Do të zbuloni një ambient bashkëkohor ku mund të darkoni në një mjedis luksoz, me pamjen e detit të bukur Jon.

prado-luks-spa

Kaloni një pjesë të ditës në SPA

Çlodhuni në SPA-në luksoze të hotelit tonë

Specializuar në ritualet ekzotike nga Tajlanda dhe nga ishujt Bali për trajtimet e trupit, ky është vendi ku mund të kënaqeni me trajtime të plota të trupit dhe shpirtit, si dhe trajtime terapeutike dhe estetike, për të qetësuar trupin dhe për të frymëzuar ndjenjat tuaja.

Zbuloni vendin ku bashkohen mrekullia, aventura dhe relaksi

Ndërtoni fundjavën tuaj perfekte: ngjituni në male për t'u zhytur më pas në ujërat e kthjellëta të Jonit. Një pafundësi aventurash në natyrë ju pret!

Na ndiqni në Instagram

    Përfshihuni në Buletinin tonë