Ndiheni të veçantë?
Drekoni në restorantin tonë me 5 yje
Në një atmosferë luksoze dhe relaksuese, me një pamje piktoreske të detit Jon, së bashku me familjen tuaj ju mund të shijoni gatime fantastike të zgjedhura të kuzhinës mesdhetare dhe asaj tradicionale. Të gjitha produktet tona janë ato të stinës dhe të sapo gatuara me dashuri dhe pasion nga shefi ynë.
Shijoni peshk të gatuar në përsosmëri dhe pjatat e tjera të kombinuara plot shije dhe aromë. Shoqëroje pjatën tuaj të preferuar me një shishe të shkëlqyer vere, sipas këshillave të somelierit tonë.
Llojet e ushqimit
Kuzhina mesdhetare
Kuzhinë e kuruar
Orari i shërbimit
12:00 – 23:00
Çdo ditë - Sezoni i plazhit (maj - shtator)
Fundjavat - Jashtë sezonit (tetor - prill)
Kapaciteti
99 vende
Ambiente si në ëndrra
Me ekipin tonë të ekspertëve dhe kateringut që kujdeset për çdo detaj, mund të kaloni momentet më të mira të jetës suaj. Festa familjare, evente biznesi, darka gala etj. bëhen të paharrueshme në restorantin tonë luksoz me 5 yje.