Çliro mendjen. . . Relakso trupin
Për pushime të vërteta, kurrsesi nuk mund të mungojë një moment relaksi në qendrën tonë të SPA, ku ju mund të shijoni masazh trupi, trajtim fytyre, apo thjesht të shplodheni në zonën e relaksit. SPA-ja jonë luksoze ju bën të largoheni nga stresi i përditshëm dhe ju jep mundësinë të ndiheni të rigjallëruar.
Prado Luxury Hotel ju ofron zgjidhje për çdo nevojë të kujdesit për veten. Shikoni më poshtë për më shumë informacion.
Shërbimet e ofruara
Masazh
Kujdesi për flokët
Qendra e estetikës
Sauna
Banjo turke
Dhoma me avull
Jacuzzi
Zonë relaksi
Orari i shërbimit
11: 00 - 23: 00
Çdo ditë - Sezoni i plazhit (maj - shtator)
Fundjavat - Jashtë sezonit (tetor - prill)
Po dilni në mbrëmje?
Ejani në qendrën e bukurisëDoni të dilni në mbrëmje ose thjesht të dukeni bukur? Prado jua mundëson!. Ejani në qendrën e bukurisë për një transformin total nga duart e estetistëve dhe grimierëve më të mirë. Trajtoni thonjtë, flokët, fytyrën.. Ju vetëm ejani dhe gjithçka tjetër e lini në dorën tonë!
Trajtoni lëkurën tuaj
A ndihet lëkura juaj e irrituar nga dielli përvëlues?Ekspertët tanë të estetikës përdorin teknikat më të mira për të ofruar trajtime të fytyrës, depilim dhe trajtime të tjera të lëkurës për të ndihmuar në ruajtjen e paraqitjes suaj. Në përfundim, trupi do t'ju jetë mirënjohës!
Zonë relaksi
Largohuni pak kohë nga dielli dhe çlodhuni në JacuzziPlazhi mund të mos jetë i preferuari juaj. Nëse ndodh kështu, kaloni sa kohë të doni në zonën tonë të relaksit brenda hotelit. Shtrihuni në karriget e rehatshme ose qëndroni në Jacuzzi për të përjetuar një ndjenjë relaksi të vërtetë.
Kaloni një pjesë të ditës në SPA
Çlodhuni në SPA-në luksoze të hotelit tonëSpecializuar në ritualet ekzotike nga Tajlanda dhe nga ishujt Bali për trajtimet e trupit, ky është vendi ku mund të kënaqeni me trajtime të plota të trupit dhe shpirtit, si dhe trajtime terapeutike dhe estetike, për të qetësuar trupin dhe për të frymëzuar ndjenjat tuaja.
Qetësi & Relaks
Prado Luxury Hotel ofron mundësi dhe hapësira për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien për mendjen, trupin dhe shpirtin tuaj…