Gastronomi e klasit botëror
Gatimet më ekskluzive të kuzhinës tradicionale shqiptare dhe ndërkombëtare, të përgatitura me produktet dhe përbërësit më të freskët.
Përjetoni një eksperiencë tërësisht bashkëkohore në barin tonë luksoz sushi dhe njihuni me kuzhinierin tonë me famë botërore.
Sushi Bar
Sushi me shijen më të freskëtSalmon Sashimi, Seabass Nigiri, California Rolls, Temaki, Uramaki... ju e porositni, shefi ynë i sushit do ta gatuajë atë pikërisht para syve tuaj duke dhuruar një spektakël emocionues. Një moment i paharrueshëm.
Ndiheni të veçantë?
Drekoni në restorantin tonë me 5 yjeNdoshta ushqimi japonez nuk është zgjedhja juaj e parë. Shijoni peshk të gatuar në përsosmëri dhe pjatat e tjera të kombinuara plot shije dhe aromë. Shoqëroje pjatën tuaj të preferuar me një shishe të shkëlqyer vere, sipas këshillave të somelierit tonë.
Një mëngjes si për mbret
Të gjithë e dimë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditësKëtu në Prado Luxury Hotel na pëlqen të ofrojmë një mëngjes bufe me një shumëllojshmëri zgjedhjesh. Nuk ka asgjë më të mirë se një mëngjes i mrekullueshëm për të nisur një ditë me diell në plazh.
Relaksohuni në barin tonë të pishinës
Ideale për të shijuar kokteje të shijshme dhe ushqime të shpejtaDilni nga uji për të ndenjur pak në barin tonë të pishinës, i kompletuar me të gjitha pijet që mund të dëshironi në një ditë të nxehtë vere. Zgjidhni midis një morie pjatash me fruta, ëmbëlsira dhe akullore. Rifitoni energjitë dhe shijoni çdo moment.
Freskohuni në barin tonë të plazhit
Një nga ambientet më të mira të hotelit tonëBari ynë i plazhit konsiderohet si një nga ambientet më të mira të hotelit tonë. Projektuar për të krijuar një atmosferë relaksuese ndërsa shijoni një pije në plazh.
Ekselenca e gastronomisë në pjatën tuaj
Në hotelin tonë luksoz do të shijoni kryeveprat e kuzhinës, në një ambient modern, me një shërbim të zgjedhur