Ejani në oazin tuaj personal buzë detit
Luksi në buzë të parajsës
Mirë se vini në Prado Luxury Hotel - ku komoditeti i rafinuar takohet me detin mahnitës
Jon. Pozicionuar në Livadh, Himarë, 57 dhomat dhe suitat tona elegante janë mishërimi i
modernes, komfortit, ngrohtësisë, duke ofruar një ambient të qetë dhe ballkone private
me pamje befasuese nga deti.
Shijoni restorantin tonë me 5 yje, relaksohuni me sushi dhe verë në Sushi Bar-in tonë
elegant, ose relaksohuni në SPA-në tonë luksoze me trajtime të veçanta nga terapistë
ekspertë aziatikë. Qëndroni aktiv në qendrën tonë të fitnesit dhe shëtisni në plazhin që
ndodhet vetëm disa hapa larg.
Në Prado, çdo moment është krijuar për bukuri, relaksim dhe kujtime të paharrueshme.




Qetësia e bregdetit, përshkuar nga një ndjenjë luksi dhe jete
Gjithçka që ju nevojitet – dhe më shumë
Ejani në Pishinë
Relaks pranë pishinës? Ne kujdesemi për çdo detaj
Relaksohuni nën rrezet e diellit, pranë pishinës, në një shezlong komod apo në një gazebo privat... ose thjesht zhytuni në freskinë e ujit. Pishina jonë luksoze shoqërohet me ushqime të shijshme dhe pije të freskëta apo kokteje nga bari pranë pishinës.
Një ditë e tërë për veten në Spa
Përjetoni qetësi dhe relaks në Spa-në luksoze të hotelit tonë
Specializuar në trajtime ekzotike balineze dhe rituale trupore tajlandeze, ky është vendi ku mund të qetësoheni dhe të frymëzoni shqisat me trajtime holistike dhe terapeutike.
Palestra
Stërvitni trupin dhe qetësoni mendjen.
Kaloni disa minuta të pushimeve tuaja në palestrën tonë, ku gjendet çdo pajisje që ju nevojitet për një stërvitje të plotë dhe rigjallëruese. Vizitoni palestrën në çdo kohë për të forcuar muskujt, për të vrapuar apo ngritur pesha, dhe për të djegur disa kalori më shumë.